Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 12

Jehova, Atë i përkryer

Jehova, Atë i përkryer

(Eksodi 34:6, 7)

  1. 1. Je i përkryer, i plotfuqishëm;

    Jehova, je dashuri,

    s’ke rival në mençuri.

    Udhët e tua, oh, sa të drejta,

    meriton përjet’ lavdi!

  2. 2. Ndiejm’ dorën tënde, je At’ i dhembshur,

    na trajton me vlerësim,

    na dëgjon çdo përgjërim.

    Ti na ndriçon fort shtegun e jetës,

    na mbulon me miratim.

  3. 3. Ty të takon, At’, gjith’ përnderimi;

    këng’ lavdie thurin sot,

    toka, deti, hën’ e plot’.

    Nuk krahasohesh me asnjë tjetër,

    qofsh lëvduar jet’ e mot!