Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 158

S’do të vonojë!

S’do të vonojë!

(Habakuku 2:3)

  1. 1. Toka gjith’ me nur,

    bukuri pa çmim,

    qëndisur nga Ti,

    plot art e shum’ durim.

    Brezat shkojn’ e vijn’,

    Ti i njëjti je!

    Po pret me durim,

    çdo gjë ta bësh të re.

    (REFRENI)

    Pres me dëshir’ të zjarrt’,

    shoh me besim të qart’,

    tokën parajs’ të lul’zoj’!

    At’, më ndihmo të pres,

    plot me durim e shpres’!

    Dita e dit’ve po vjen,

    e ‘s’do të vonoj’!’

  2. 2. Për ata që «flen’»,

    zemra rri e pret

    dhe ti At’ ke mall,

    që prap’ t’i kthesh në jet’!

    Form’ u dhe o At’,

    frym’ e dashuri!

    Rrënjos dhe tek un’

    durimin që ke ti!

    (REFRENI)

    Pres me dëshir’ të zjarrt’,

    shoh me besim të qart’,

    tokën parajs’ të lul’zoj’!

    At’, më ndihmo të pres,

    plot me durim e shpres’!

    Dita e dit’ve po vjen,

    e ‘s’do të vonoj’!’

  3. 3. Me durim Ti gjen

    kë në shpirt vajton,

    dhe plagën i lidh

    e jetën i premton!

    Të shpërndaj me ty

    lajmin më me vler’,

    më mbush me gëzim,

    ësht’ më i madhi nder!

    (REFRENI)

    Pres me dëshir’ të zjarrt’,

    shoh me besim të qart’,

    tokën parajs’ të lul’zoj’!

    At’, më ndihmo të pres,

    plot me durim e shpres’!

    Dita e dit’ve po vjen,

    e ‘s’do të vonoj’!’

    At’, më ndihmo të duroj!

(Shih edhe Kolos. 1:11.)