Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një vështrim rreth botës

Një vështrim rreth botës

Ekuador

Më 2007 Ekuadori njoftoi planet e investimit për mbrojtjen e një sipërfaqeje prej 10.000 kilometrash katrorë në pyjet e virgjëra të shiut në Amazonë, në vend të shpimit të puseve për naftë. Këto plane u prishën në mungesë të mbështetjes financiare ndërkombëtare për planin e ruajtjes. Kjo pjesë e pyjeve të shiut të Amazonës është një nga rajonet me shumëllojshmërinë biologjike më të madhe në botë.

Japoni

Sipas The Japan News, është teknikisht e vështirë që gjatë analizave të diktohet çdo kampion gjaku i infektuar. Ky raport renditej pas lajmit se më 2013, një burrë në të 60-at mori virusin HIV përmes transfuzionit të gjakut. Kur dhurohet gjak i infektuar me këtë virus, ka një periudhë dritare gjatë së cilës virusi s’mund të diktohet.

Zimbabve

Ndonëse lufta guerile mes Zimbabves dhe Mozambikut në kufirin mes tyre ka mbaruar më se 30 vite më parë, minat kundër këmbësorisë vazhdojnë të shkaktojnë gjymtime e vrasje. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq raporton se «që nga 1980-a, mbi 1.500 njerëz dhe 120.000 kafshë kanë mbetur të vrarë dhe 2.000 veta janë gjymtuar nga minat në anën kufitare të Zimbabves».

Australi

Sipas një ankete, gjithnjë e më shumë çifte që ndahen kanë mosmarrëveshje për kujdestarinë e kafshëve shtëpiake. Ndër pasuritë e përbashkëta që janë burim konflikti, kafshët renditen pas pronës së paluajtshme, parave dhe disa gjërave personale.