Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A e dini?

A e dini?

A e dini?

Çfarë është ‘filli ngjyrë kërmëzi’ që përmendet shpesh në librin e Daljes?

▪ Sipas tregimit biblik, pëlhurat e tendës që formonin muret dhe portën e tabernakullit, qendrës së lashtë të adhurimit në Izrael, bëheshin «me fill blu, me lesh të ngjyer në të kuqe të purpurt, me fill ngjyrë kërmëzi dhe me li të hollë të dredhur». (Dalja 26:1; 38:18) Edhe «rrobat e shenjta» të priftërinjve duheshin bërë me «fill ngjyrë kërmëzi».​—Dalja 28:1-6.

Ngjyra e kërmëzit vinte nga një bojë që jepte ngjyrë të kuqe të ndezur. Boja merrej nga trupi i insekteve femra të familjes Coccidae. Këto insekte pa krahë jetojnë në pemën e përnarit, një lloj dushku (Quercus coccifera), që rritet në Lindjen e Mesme dhe në bregdetin e Mesdheut. Ngjyra e kuqe e ndezur ndodhet në vezët brenda trupit të femrës. Në këtë gjendje, insekti i ngjan një kokrre fryti të vogël që ka madhësinë e formën e një bizeleje. Ato rrinë ngjitur pas gjetheve e degëzave të përnarit. Pasi kapen me dorë e shtypen, insektet lëshojnë ngjyrë të kuqe të ndezur, e tretshme në ujë dhe e përshtatshme për të ngjyer pëlhura. Historiani romak, Plini Plaku, e përmendi ngjyrën e kërmëzit dhe e futi mes ngjyrave më të vlerësuara të kohës së tij.

Cilët nga shkrimtarët e Shkrimeve të Krishtere Greke ishin të pranishëm në festën e Ditës së Pesëdhjetë të vitit 33 të e.s.?

▪ Ka mundësi që të pranishëm ishin gjashtë nga tetë burrat që shkruan këtë pjesë të Shkrimeve.

Sipas tregimit të Veprave, Jezui i udhëzoi dishepujt: «Mos u largoni nga Jerusalemi, por rrini në pritje të asaj që premtoi Ati.» (Veprat 1:4) I njëjti tregim thotë se shkrimtarët e ardhshëm të Biblës, Mateu, Gjoni dhe Pjetri iu bindën këtij udhëzimi dhe u mblodhën «në të njëjtin vend» bashkë me dishepuj të tjerë. Atje ishin edhe gjysmëvëllezërit e Jezuit. (Veprat 1:12-14; 2:1-4) Dy nga këta, Jakovi e Juda, më vonë shkruan dy libra të Biblës që mbajnë emrat e tyre.​—Mateu 13:55; Jakovi 1:1; Juda 1.

Në Ungjillin e tij, Marku flet për një të ri që ia mbathi natën e arrestimit të Jezuit. Ka të ngjarë që po fliste për veten, meqë të gjithë dishepujt e tjerë tashmë e kishin braktisur Jezuin. (Marku 14:50-52) Prandaj, duket se Marku ka qenë ndër dishepujt e parë dhe ka mundësi të ishte i pranishëm në festën e Ditës së Pesëdhjetë.

Dy shkrimtarët e tjerë të Shkrimeve të Krishtere Greke të frymëzuara, ishin Pavli dhe Luka. Në festën e Ditës së Pesëdhjetë të vitit 33 të e.s., Pavli nuk ishte ende dishepull i Krishtit. (Galatasve 1:17, 18) Ka të ngjarë të mos ishte i pranishëm as Luka, pasi nuk e përfshiu veten ndër «dëshmitarët okularë» të shërbimit të Jezuit.​—Luka 1:1-3.

[Figura në faqen 22]

Insekte që përdoren për përgatitjen e bojës

[Burimi]

Me mirësjellje nga SDC Colour Experience (www.sdc.org.uk)

[Figura në faqen 22]

Pjetri duke folur në festën e Ditës së Pesëdhjetë të vitit 33 të e.s.