Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

BOTA NË KAOS

2 | Ruaj të ardhurat dhe gjërat që zotëron

2 | Ruaj të ardhurat dhe gjërat që zotëron

PSE KA RËNDËSI

Shumë njerëz rropaten çdo ditë për bukën e gojës dhe mjerisht, në një botë kaotike, kjo bëhet edhe më e vështirë. Pse?

  • Kur komunitetet përballen me turbullira, kostoja e jetesës rritet, përfshirë ushqimi dhe strehimi.

  • Krizat mund të rritin papunësinë ose të ulin pagat.

  • Katastrofat mund të dëmtojnë ose të shkatërrojnë biznese, shtëpi a zotërime të tjera, duke i çuar shumë veta në varfëri.

Ç’duhet të dish

  • Përdorimi me maturi i parasë të ndihmon të jesh më i përgatitur përballë një krize.

  • Siguria financiare nuk është e thënë të zgjatë përgjithmonë; të ardhurat, kursimet dhe zotërimet mund ta humbasin vlerën.

  • Disa gjëra nuk blihen me para, siç mund të jenë lumturia dhe uniteti në familje.

Ç’mund të bësh

Bibla thotë: «Nëse kemi ç’të hamë e ç’të veshim, të kënaqemi me kaq.»—1 Timoteut 6:8.

Të kënaqesh me atë që ke, përfshin të kufizosh dëshirat dhe të plotësosh çdo ditë nevojat bazë. Kjo është shumë e rëndësishme sidomos kur preket niveli i jetesës.

Që të kënaqesh me atë që ke, ndoshta duhet ta thjeshtosh jetën. Nëse shpenzon më shumë sesa ta mban xhepi, situata jote financiare do të përkeqësohet.