Kalo te përmbajtja

Albumi i parë me foto nga Filipinet (shkurt 2014-maj 2015)

Albumi i parë me foto nga Filipinet (shkurt 2014-maj 2015)

Dëshmitarët e Jehovait po ndërtojnë godina të reja dhe po rinovojnë ato ekzistuese në zyrën e degës së Filipineve, në Keson-Siti. Meqë tani literatura për Filipinet shtypet në degën e Japonisë, ndërtesa ku ndodhej shtypshkronja është transformuar dhe tani mban Repartin e Kompjuterëve, Repartin Vendas të Projektim/Ndërtimit (VPN), Repartin e Mirëmbajtjes, të Dërgimit dhe të Përkthimit. Ky album fotosh tregon një pjesë të punës që është bërë në ish-shtypshkronjën dhe në ndërtesa të tjera nga shkurti i 2014-s deri në maj të 2015-s. Është programuar që projekti të përfundojë para tetorit 2016.

Paraqitje kompjuterike e degës së përfunduar në Filipine. Ndër godinat dhe strukturat që po ndërtohen a rinovohen përfshihen:

  • Ndërtesa 4 (Godinë banimi)

  • Ndërtesa 5 (Audio/Video, Reparti i Shërbimit)

  • Ndërtesa 6 (Kopshtaria, Reparti i Riparimit të Automjeteve, Saldimi)

  • Ndërtesa 7 (Kompjuterët, VPN-ja, Mirëmbajtja, Dërgimi, Përkthimi)

28 shkurt 2014​—Ndërtesa 7

Punëtorë të përkohshëm paketojnë izoluesit prej lesh xhami që t’i mbrojnë nga lagështira. Kanë veshje mbrojtëse që të mos u irritohet lëkura.

2 prill 2014​—Ndërtesa 7

Punëtorët përfundojnë tavanin e studios së regjistrimit për gjuhën filipinase të shenjave. Në hapësirat katrore në tavan do të vendosen difuzorët HVAC, të cilët e shpërndajnë njëtrajtësisht ajrin e kondicionuar në të gjithë studion.

21 tetor 2014​—Kantieri në Keson-Siti

Gërmojnë për sistemin qendror të ujit të ftohtë. Ky sistem i ri do të furnizojë me ujë të gjitha ndërtesat e kompleksit të degës.

19 dhjetor 2014​—Korridori i sipërm që lidh Ndërtesat 1, 5 dhe 7

Korridori i ri i mbyllur do të lidhë të gjitha ndërtesat kryesore, përfshirë Ndërtesën 1 ku ndodhet salla e ngrënies. Korridori do të jetë veçanërisht i dobishëm për më se 300 personat që punojnë në Ndërtesën 7.

15 janar 2015​—Ndërtesa 5

Një vinç 50-tonësh po ngre pjesë të çatisë. Kontraktuesit vendas përdorin vinça të madhësive të ndryshme.

15 janar 2015​—Ndërtesa 5A (Recepsioni)

Recepsioni me dy kate, 125 metra katrorë, ka dy tualete, një shkallë dhe një ashensor. Fakti që tualetet dhe shkallët ndodhen këtu, lë më shumë hapësirë në Ndërtesën 5 që gjendet aty pranë. Meqë ashensori është montuar në recepsion, dhe jo në Ndërtesën 5, zhurma e ashensorit nuk do të shqetësojë repartin audio/video gjatë regjistrimit.

15 janar 2015​—Ndërtesa 5A (Recepsioni)

Që të mbrohen nga dielli, punëtorët instalojnë shufrat e hekurit nën një strehë. Gjatë ditës temperaturat e larta janë mesatarisht 29 gradë celcius në janar dhe rreth 34 gradë celcius në prill.

5 mars 2015​—Ndërtesa 5

Një skuadër përforcon çatinë me drunj. Për Ndërtesën 5, janë përdorur rreth 800 copa druri të fortë.

17 mars 2015​—Ndërtesa 5

Përziejnë çimenton për një projekt të vogël. Në këtë projekt ndërtimi ndihmojnë më shumë se 100 punëtorë që vijnë nga Australia, Kanadaja, Franca, Japonia, Zelanda e Re, Koreja e Jugut, Spanja, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.

25 mars 2015​—Ndërtesa 5

Vendosin panelet e çatisë në Ndërtesën 5, ku më parë gjendej Reparti i Përkthimit. Ndërtesa po rinovohet që të përdoret nga Reparti Audio/Video dhe Reparti i Shërbimit.

13 maj 2015​—Ndërtesa 5

Me një sharrë, metalpunuesja pret ele lidhëse që do të përdoren për skeletin e mureve në zyra.