Kalo te përmbajtja

Pse Dëshmitarët e Jehovait nuk e përdorin kryqin në adhurim?

Pse Dëshmitarët e Jehovait nuk e përdorin kryqin në adhurim?

 Shumë njerëz e konsiderojnë kryqin si simbolin universal të krishterimit. Megjithëse ne Dëshmitarët e Jehovait jemi të krishterë, nuk e përdorim kryqin në adhurim. Pse jo?

 Një arsye është se Bibla tregon që Jezui nuk vdiq në kryq, por në një shtyllë të thjeshtë. Për më tepër, Bibla u jep një paralajmërim të fortë të krishterëve që ‘të ikin nga idhujtaria’ dhe kjo nënkupton mospërdorimin e kryqit në adhurim.​—1 Korintasve 10:14; 1 Gjonit 5:​21.

 Vlen të përmendet se Jezui tha: «Nga kjo do ta dinë të gjithë se jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri për njëri-tjetrin.» (Gjoni 13:​34, 35) Me këto fjalë Jezui tregoi se shenja dalluese e dishepujve të vërtetë nuk do të ishte kryqi apo ndonjë shëmbëlltyrë tjetër, por dashuria vetëmohuese.