Kalo te përmbajtja

A janë kult Dëshmitarët e Jehovait?

A janë kult Dëshmitarët e Jehovait?

 Jo, Dëshmitarët e Jehovait nuk janë kult. Përkundrazi, jemi të krishterë që bëjmë më të mirën për të ndjekur shembullin e Jezu Krishtit e për të jetuar sipas mësimeve të tij.

Çfarë është një kult?

 Njerëz të ndryshëm kanë ide të ndryshme për fjalën «kult». Sidoqoftë, le të shohim dy mendime të përhapura dhe pse ato nuk janë të vërteta për ne.

  •   Disa mendojnë se kulti është një fe e re ose jotradicionale. Dëshmitarët e Jehovait nuk kanë shpikur një fe të re. Krejt e kundërta, në adhurimin tonë ndjekim modelin e të krishterëve të shekullit të parë, shembulli dhe mësimet e të cilëve janë dokumentuar në Bibël. (2 Timoteut 3:​16, 17) Ne besojmë se Shkrimet e Shenjta duhet të jenë autoriteti që vendos standardin e adhurimit.

  •   Disa mendojnë se kulti është një sekt i rrezikshëm fetar me një udhëheqës njerëzor. Dëshmitarët e Jehovait nuk kanë një njeri si udhëheqës. Përkundrazi, i përmbahemi standardit që vendosi Jezui për dishepujt e tij kur tha: «Keni vetëm një Udhëheqës, Krishtin.»​—Mateu 23:10.

 Dëshmitarët e Jehovait nuk janë aspak kult i rrezikshëm, por praktikojnë një fe që u sjell dobi atyre dhe komunitetit. Për shembull, shërbimi ynë ka ndihmuar shumë veta të mposhtin vese të dëmshme, si abuzimi me drogën e alkoolin. Përveç kësaj, bëjnë kurse në mbarë botën duke ndihmuar mijëra veta të mësojnë shkrim e lexim. Për më tepër, ndihmojmë vazhdimisht në raste katastrofash. Përpiqemi shumë të ndikojmë pozitivisht te të tjerët, tamam siç i urdhëroi Jezui dishepujt e tij.​—Mateu 5:13-16.