Kalo te përmbajtja

13 SHKURT 2024
KILI

Zjarre masive shkatërrojnë rajonin e Valparaisos në Kili

Zjarre masive shkatërrojnë rajonin e Valparaisos në Kili

Më 2 shkurt 2024, erërat e forta dhe temperaturat tepër të larta i kontribuan intensitetit të dy zjarreve masive në rajonin bregdetar të Valparaisos, në Kili. Zjarret shkatërruan mbi 15.000 shtëpi të qytetit Vinja-del-Mar dhe të rrethinave të tij, zonë me popullsi të dendur. Përllogaritet se rreth 40.000 veta janë prekur nga zjarret. Shumë vazhdojnë të jenë pa drita dhe ujë. Skuadrat e emergjencës kanë akoma vështirësi të futen në disa zona të prekura. Raportet tregojnë se qindra veta janë plagosur dhe mbi 130 veta kanë humbur jetën.

Situata e vëllezërve dhe e motrave

  • Mjerisht, 1 motër ka vdekur

  • 1 vëlla është plagosur rëndë

  • 24 vëllezër e motra kanë pësuar dëmtime të lehta

  • 715 vëllezër e motra janë evakuar

  • Shtëpia e shkatërruar e një familjeje Dëshmitarësh në Vinja-del-Mar

    72 shtëpi janë shkatërruar

  • 2 shtëpi kanë pësuar dëme të mëdha

  • 1 shtëpi ka pësuar dëme të vogla

  • Nuk është dëmtuar asnjë Sallë Mbretërie

  • Rreth 4.700 vëllezër e motra jetojnë në zonën e prekur

Ndihma në rast katastrofash

  • Është ngritur një Komitet Ndihme në Rast Katastrofash për të koordinuar punën për dhënien e ndihmës

  • Përfaqësues nga dega e Kilit u caktuan të vizitonin zonat e prekura për të inkurajuar vëllezërit e motrat. Gjithashtu, mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë po u japin zemër nga Shkrimet dhe ndihmë praktike atyre që janë prekur nga zjarret

Jemi të sigurt se Jehovai sheh «çdo hall e vuajtje» të të gjithë atyre që janë prekur nga këto zjarre dhe se së shpejti do t’i zhdukë një herë e mirë katastrofat natyrore.—Psalmi 10:14.