Kalo te përmbajtja

Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Bishkek, Kirgizistan

23 DHJETOR 2021
KIRGIZISTAN

Komiteti për të Drejtat e Njeriut vendos se Kirgizistani ka shkelur të drejtat e Dëshmitarëve të Jehovait

Komiteti për të Drejtat e Njeriut vendos se Kirgizistani ka shkelur të drejtat e Dëshmitarëve të Jehovait

Të 15 anëtarët e Komitetit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (CCPR) unanimisht dënuan Kirgizistanin për shkelje të së drejtës themelore të Dëshmitarëve të Jehovait për të praktikuar besimin e tyre në 3 rajone të vendit. Në vendimin e tij prej 7 faqesh, Komiteti e urdhëron Kirgizistanin t’u sigurojë Dëshmitarëve «dëmshpërblimin e duhur» dhe «të marrë të gjithë hapat e domosdoshëm që të parandalojë shkelje të ngjashme në të ardhmen». Kjo është hera e dytë që CCPR-ja e dënon Kirgizistanin për shkelje të të drejtave të Dëshmitarëve.

Komuniteti i parë i Dëshmitarëve të Jehovait në Kirgizistan u regjistrua në vitin 1993, ndërsa në tërë vendin kanë qenë të regjistruar ligjërisht që nga viti 1998. Ndaj, për vite me radhë ishin të lirë të adhuronin Perëndinë në mbarë vendin. Megjithatë, për më shumë se 10 vjet, Komiteti i Shtetit për Çështjet Fetare (SCRA) nuk ka pranuar t’i regjistrojë Dëshmitarët e Jehovait si organizatë fetare në nivel lokal në rajonin e Oshit, të Narinit dhe të Jalal-Abadit, në jug të vendit, edhe pse vëllezërit vendës kanë aplikuar vazhdimisht. Për shkak të këtij qëndrimi të SCRA-së, Dëshmitarët në këto rajone kanë kufizime që lidhen me praktikimin e bindjeve të tyre fetare, me mbledhjet e asambletë, si dhe me mundësinë për të pasur pronën e tyre ose për të përdorur një vend për të adhuruar Perëndinë. Prandaj, CCPR-ja vendosi se Kirgizistani i ka diskriminuar sërish Dëshmitarët e Jehovait në këto 3 rajone bazuar në bindjet e tyre fetare.

CCPR-ja pret që autoritetet atje «të marrin të gjithë hapat e domosdoshëm që të parandalojnë shkelje të ngjashme në të ardhmen». Kirgizistani ka 180 ditë që të informojë CCPR-në për përpjekjet që po bën për të vepruar në përputhje me këtë vendim.

Akoma nuk e dimë nëse zyrtarët në Kirgizistan do ta zbatojnë vendimin e CCPR-së dhe nëse do t’i lejojnë vëllezërit e motrat në këto rajone të praktikojnë bindjet fetare. Gjithsesi, ekspertë të të drejtave të njeriut në organizatën Forum 18 i kanë kushtuar vëmendje të veçantë situatës dhe kanë raportuar se SCRA-ja «ka shpërfillur një vendim të ngjashëm të OKB-së më 2019».

Pavarësisht nëse Kirgizistani do të veprojë apo jo në përputhje me drejtimin e OKB-së, jemi të sigurt se Jehovai e di se çfarë po kalojnë vëllezërit e motrat atje. (Psalmi 37:18) Ati ynë i dashur qiellor do t’i bekojë pareshtur për besnikërinë dhe guximin.—Psalmi 37:28.