Kalo te përmbajtja

5 MAJ 2023
KOREJA E JUGUT

Prezantohet libri i Mateut në gjuhën kineze të shenjave

Prezantohet libri i Mateut në gjuhën kineze të shenjave

Më 23 prill 2023 u prezantua botimi Bibla—Libri i Mateut në gjuhën kineze të shenjave (CSL) gjatë një programi që u mbajt në Korenë e Jugut. Është hera e parë që një libër i Biblës përkthehet në CSL. Programin e ndoqën afërsisht 200 veta nga 2 kongregacionet e gjuhës kineze të shenjave në Korenë e Jugut. Ky përkthim tani disponohet në jw.org dhe në aplikacionin JW Library Sign Language.

Skuadra e përkthimit u përpoq ta përkthente këtë libër të Biblës në një gjuhë të natyrshme dhe të përmbledhur. Një përkthyes komentoi për këtë: «Dy nga tre pjesëtarët e skuadrës së përkthimit nuk dëgjojnë, kështu që shpesh diskutonim për mënyrën si mendojnë ata që nuk dëgjojnë. Duke mbajtur parasysh këtë, e kishim më të lehtë të përkthenim.»

Një përkthyes tjetër u shpreh: «Puna me këtë projekt më ndihmoi të kuptoja më mirë çfarë bëri Jezui, çfarë kaloi dhe si i mësoi të tjerët ndërsa ishte këtu në tokë.»

Një lajmëtar që nuk dëgjon, i cili ndoqi programin, tha: «Para se të dilte ky përkthim, në CSL kishim vetëm pak vargje nga Bibla. Dukej sikur shihnim thjesht ca copëza të vogla të një pikture. Tani që doli libri i Mateut, jam jashtë mase i kënaqur që e shoh pikturën të plotë.»

Një lajmëtar tjetër që nuk dëgjon, komentoi: «Botimet në gjuhën e shenjave nga organizata e Jehovait dhe libri i Mateut në CSL, më bëjnë të kuptoj sa shumë dëshiron Jehovai t’i ndihmojë ata që nuk dëgjojnë dhe sa shumë i do.»

Falënderojmë Jehovain për këtë përkthim të fundit, i cili do t’i ndihmojë vëllezërit dhe motrat të vazhdojnë ta adhurojnë Perëndinë me «frymë dhe të vërtetë».—Gjoni 4:24.