Kalo te përmbajtja

A është Jezui Perëndia i Plotfuqishëm?

A është Jezui Perëndia i Plotfuqishëm?

Përgjigjja e Biblës

 Kundërshtarët e Jezuit e akuzuan se e quante veten të barabartë me Perëndinë. (Gjoni 5:18; 10:30-33) Megjithatë, Jezui nuk pohoi kurrë se ishte në të njëjtin nivel me Perëndinë e Plotfuqishëm. Ai tha: «Ati është më i madh se unë.»—Gjoni 14:28.

 Dishepujt e hershëm të Jezuit nuk e shihnin si të barabartë me Perëndinë e Plotfuqishëm. Për shembull, apostulli Pavël shkroi se, pasi Jezui u ringjall, Perëndia e «e ngriti [Jezuin] në një pozitë më të lartë». Qartë, Pavli nuk besonte se Jezui ishte Perëndia i Plotfuqishëm. Përndryshe, si mund ta ngrinte Perëndia Jezuin në një pozitë më të lartë?—Filipianëve 2:9.