Kalo te përmbajtja

A ekzistojnë vërtet demonët?

A ekzistojnë vërtet demonët?

Përgjigjja e Biblës

 Po. Demonët janë ‘engjëj që kanë mëkatuar’, krijesa të padukshme që janë rebeluar ndaj Perëndisë. (2 Pjetrit 2:4) Engjëlli i parë që u bë vetë demon, ishte Satana Djalli, të cilin Bibla e quan ‘sundimtar të demonëve’.—Mateu 12:24, 26.

Rebelimi në ditët e Noesë

 Bibla flet për engjëj që u rebeluan para Përmbytjes së ditëve të Noesë: «Bijtë e Perëndisë së vërtetë filluan të vinin re që bijat e njerëzve ishin të bukura. Kështu, nisën të merrnin për gra të gjitha ato që zgjodhën.» (Zanafilla 6:2) Ata engjëj të këqij «e braktisën vendbanimin e tyre të duhur» në qiell dhe u materializuan në trupa njerëzorë që të kishin marrëdhënie seksuale me gratë.—Juda 6.

 Kur erdhi Përmbytja, engjëjt rebelë i braktisën trupat njerëzore dhe u kthyen në qiell. Por, Perëndia i dëboi nga familja e tij. Si pjesë të ndëshkimit, demonët nuk u lejuan më të bëheshin në formë njeriu.—Efesianëve 6:11, 12.