Kalo te përmbajtja

A ËSHTË PROJEKTUAR?

Aftësia akrobatike e mizës së uthullës

Aftësia akrobatike e mizës së uthullës

 Kush është përpjekur të qëllojë një mizë, e di sa e vështirë mund të jetë. Me reagime të rrufeshme, këto insekte ia dalin t’i shpëtojnë shumicës së përpjekjeve për t’i kapur.

 Shkencëtarët kanë zbuluar se një lloj mize, miza e uthullës, ka aftësinë të marrë kthesa njësoj si avionët luftarakë, ama në një fraksion sekonde. Profesor Majkëll Dikinsoni thotë se, që kur lindin, këto miza «mund të fluturojnë tamam si eksperte. Është sikur të vësh një foshnjë të sapolindur në kabinën e pilotimit të një avioni luftarak e ai të dijë tamam se çfarë duhet të bëjë».

 Studiuesit filmuan akrobacitë e mizës dhe zbuluan se ajo i rreh krahët 200 herë në sekondë. E megjithatë, vetëm një rrahje krahësh është më se e mjaftueshme për ta riorientuar trupin e saj që t’i shpëtojë rrezikut.

 Ç’të themi për kohën e reagimit? Studiuesit zbuluan se këto miza mund të reagojnë ndaj rrezikut 50 herë më shpejt se koha që një njeri hap e mbyll sytë. Dikinsoni shpjegon: «Në një kohë shumë të shkurtër miza bën një llogaritje goxha të sofistikuar për të përcaktuar ku ndodhet rreziku dhe drejtimin e saktë nga duhet t’ia mbathë.»

 Mënyra si arrin truri i vockël i mizës së uthullës të bëjë këtë është një mister inxhinierik që studiuesit dëshirojnë ta zgjidhin.

Miza e uthullës i shpëton rrezikut duke ndryshuar drejtim vetëm në një fraksion sekonde

 Si mendon? A erdhi me evolucion aftësia akrobatike e mizës së uthullës? Apo është projektuar?