Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 56

E jetoj çdo ditë të vërtetën

E jetoj çdo ditë të vërtetën

(Proverbat 3:1, 2)

  1. 1. Një zgjedhje kam bër’, ta jetoj të vërtetën,

    një jet’ më të bukur s’mund të ket’.

    Nga ti, Jehova, marr këshilla për jetën,

    pran’ teje kam zemrën e qet’.

    (REFRENI)

    Dua me gjith’ shpirt,

    të vërtetën që jep Ti.

    E jetoj çdo dit’,

    dhe ndiej pareshtur

    si më mbush plot lumturi.

  2. 2. Çdo gjë ta jap ty, energjin’, forcën time,

    çdo dit’ gjuha ime për ty flet.

    Ti dorën e hap e më ngop me bekime,

    më jep dit’ të paqta dhe jet’.

    (REFRENI)

    Dua me gjith’ shpirt,

    të vërtetën që jep Ti.

    E jetoj çdo dit’,

    dhe ndiej pareshtur

    si më mbush plot lumturi.

  3. 3. Prej dore më mban si një prind i shkëlqyer,

    në udhën e drejt’ më drejton Ti.

    Të eci me ty, nderi im më i vyer,

    gjith’ jetën më sjell kënaq’si.

    (REFRENI)

    Dua me gjith’ shpirt,

    të vërtetën që jep Ti.

    E jetoj çdo dit’,

    dhe ndiej pareshtur

    si më mbush plot lumturi.