Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një vështrim rreth botës

Një vështrim rreth botës

Shtetet e Bashkuara

Në dhjetë vitet e fundit, punonjësit e sigurisë në aeroporte kanë konfiskuar rreth 50 milionë artikuj të ndaluar, sipas një raporti nga Departamenti i Sigurisë së Vendit në SHBA. Vetëm në vitin 2011, kanë konfiskuar më shumë se 1.200 armë zjarri. Shumica e këtyre pasagjerëve thanë se thjesht kishin harruar që i kishin me vete.

Brazil

Që të parandalojnë lënien e orëve të mësimit, autoritetet shkollore kanë filluar të vendosin mikroqark në uniformat e shkollës. Prindi merr një lloj mesazhi kur sensorët në shkollë diktojnë ardhjen e fëmijës, dhe një lloj tjetër mesazhi kur vonohet më tepër se 20 minuta.

Norvegji

Kisha Luterane nuk është më feja zyrtare e Norvegjisë. Për herë të parë, parlamenti i Norvegjisë votoi të ndryshohet kushtetuta dhe të dobësohen lidhjet e kishës me shtetin.

Republika Çeke

Sipas një sondazhi, dy të tretat e të anketuarve thanë se ndihen të detyruar t’u përgjigjen telefonatave që lidhen me punën, email-eve dhe mesazheve në celular edhe kur nuk janë në punë. Mbi një e treta mendojnë se është mungesë edukate të mos përgjigjen menjëherë.

Indi

Edhe pse 20 vitet e fundit, prodhimi bujqësor në Indi është shtuar gati 50 për qind dhe ka rezerva masive prej 71 milionë tonësh orizi dhe gruri, akoma shteti mezi e ushqen popullin. Vetëm rreth 40 për qind e rezervave të drithit shkon në familjet indiane. Ndër shkaktarët janë korrupsioni dhe shpërdorimi.