Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A i dëgjon Zoti lutjet e tua?

A i dëgjon Zoti lutjet e tua?

A mendon se të dëgjon vërtet Zoti kur lutesh?

ÇFARË THOTË BIBLA?

  • Zoti na dëgjon vërtet. Bibla na siguron se «Jehovai u rri pranë tërë atyre që e thërrasin, po, tërë atyre që e thërrasin me sinqeritet. . . . I dëgjon thirrjet e tyre për ndihmë». —Psalmi 145:18, 19.

  • Zoti do që t’i lutesh. Bibla na nxit: «Për çdo gjë, bëjani të njohura Perëndisë kërkesat tuaja me lutje, përgjërime dhe falënderime.»—Filipianëve 4:6.

  • Zoti merakoset për ty. Ai është plotësisht i vetëdijshëm për problemet dhe shqetësimet tona dhe dëshiron të na ndihmojë. Bibla thotë: «Hidhni gjithë ankthin tuaj mbi të, sepse ai merakoset për ju.»—1 Pjetrit 5:7.