Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Fragment nga libri i Isaisë që gjendet te Rrotullat e Detit të Vdekur, paralel me një përkthim të librit të Isaisë në arabishten e sotme. Mesazhi i Fjalës së Perëndisë mbijeton i pandryshuar

A ka ndryshuar Fjala e shkruar e Perëndisë?

A ka ndryshuar Fjala e shkruar e Perëndisë?

Disa njerëz dyshojnë se Fjala e shkruar e Perëndisë ka ndryshuar. Profeti Isaia tha se Fjala e Perëndisë «mbetet përgjithmonë». (Isaia 40:8) Si mund të jemi të sigurt se Fjala e Perëndisë ka mbetur e paprekur gjatë shekujve?

Perëndia ka fuqinë ta mbrojë Fjalën e tij dhe ta ruajë të paprekur. Në kohët e lashta, kur kopjet shkruheshin me dorë, kopistë të kujdesshëm numëronin çdo shkronjë të tekstit të shenjtë, që të siguroheshin që asgjë të mos shtohej, të ndryshohej ose të hiqej. Gjithsesi njerëzit janë të papërsosur, dhe kopistët bënë gabime, por ato ishin të papërfillshme.

SI MUND TË JEMI TË SIGURT SE SOT SHKRIMET E SHENJTA KANË MESAZHIN ORIGJINAL TË PERËNDISË?

Ekzistojnë mijëra dorëshkrime të lashta të Shkrimeve të Shenjta. Sikur një dorëshkrim të ketë ndryshimin më të vogël, ai krahasohet me të tjerë për të përcaktuar cili është i vërteti.—Që të mësosh më shumë, shih artikullin «A ka ndryshuar Bibla?», në jw.org.

Të shqyrtojmë, për shembull, dokumentet e lashta që njihen si Rrotullat e Detit të Vdekur, të gjetura nëpër shpella nga beduinët në vitin 1947, pranë Detit të Vdekur. Këto rrotulla, që janë më tepër se 2.000 vjet të lashta, përmbajnë pjesë të Shkrimeve të Shenjta. Ekspertët i krahasuan këto dorëshkrime të lashta me Shkrimet e Shenjta që kemi sot. Çfarë zbuluan?

Ata zbuluan se mesazhi që kemi sot nga Fjala e Perëndisë, është i njëjtë me shkrimet origjinale. * Ekzaminimi i kujdesshëm i dorëshkrimeve të lashta vërteton se ajo çfarë lexojmë sot te Shkrimet e Shenjta, është mesazhi origjinal i Perëndisë. Mund të jemi të sigurt se Perëndia e ka ruajtur me merak saktësinë e Shkrimeve të tij të Shenjta për ne sot.

Prandaj mund ta lexojmë Fjalën e Perëndisë me bindjen e plotë se është e saktë. Me këtë në mendje, tani të shqyrtojmë ç’mund të mësojmë për Perëndinë nga profetët.

^ par. 7 The Complete Dead Sea Scrolls in English, nga Geza Vermeshi, faqja 16.