Kalo te përmbajtja

Çfarë do të bëjë Mbretëria e Perëndisë?

Çfarë do të bëjë Mbretëria e Perëndisë?

Përgjigjja e Biblës

 Mbretëria e Perëndisë do të zëvendësojë të gjitha qeveritë njerëzore dhe do të sundojë në mbarë tokën. (Danieli 2:44; Zbulesa 16:14) Sapo të ndodhë kjo, Mbretëria e Perëndisë . . .

  •   Do të zhdukë të ligjtë, egoizmi i të cilëve na dëmton të gjithëve. «Kurse të ligjtë do të shfarosen nga toka.»—Proverbat 2:22.

  •   Do t’u japë fund tërë luftërave. «[Perëndia] i pushon luftërat deri në skaj të dheut.»—Psalmi 46:9.

  •   Do t’i sjellë tokës begati dhe siguri. «Secili do të banojë në paqe mes fiqve dhe vreshtave të tij; askush nuk ka pse të frikësohet më.»—Mikea 4:4, Bibla ECM.

  •   Do ta kthejë tokën në parajsë. «Shkretëtira dhe vendet e thata do të ngazëllojnë. Rrafshina e shkretë do të gëzojë dhe do të lulëzojë si shafrani.»—Isaia 35:1.

  •   Do t’u sigurojë të gjithëve punë shpërblyese e të kënaqshme. «Të zgjedhurit [e Perëndisë] do të nxjerrin dobi të plotë nga vepra e duarve të tyre. Nuk do të robtohen më kot.»—Isaia 65:21-23.

  •   Do të zhdukë sëmundjet. «Asnjë banor nuk do të thotë: ‘Jam sëmurë.’»—Isaia 33:24.

  •   Do të eliminojë plakjen. «Mishi iu bëftë më i freskët se në rini! Iu ktheftë gjallëria si në ditët e rinisë!»—Jobi 33:25.

  •   Do t’i rikthejë në jetë të vdekurit. «Të gjithë ata që janë në varre, do ta dëgjojnë zërin [e Jezuit] dhe do të dalin.»—Gjoni 5:28, 29.