Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

SI T’I JAPËSH FUND RRETHIT VICIOZ TË URREJTJES

1 | Ji i paanshëm

1 | Ji i paanshëm

Mësimi i Biblës:

«Perëndia nuk është i anshëm, por pranon nga çdo komb këdo që e nderon thellësisht dhe që bën atë që është e drejtë.»VEPRAT 10:34, 35.

Ç’do të thotë:

Perëndia Jehova * nuk na gjykon sipas etnisë, racës, ngjyrës së lëkurës ose kulturës. Përkundrazi përqendrohet tek ajo që ka vërtet rëndësi—njeriu i brendshëm. Faktikisht Bibla thotë se «njeriu sheh atë që sheh syri, kurse Jehovai sheh në zemër».—1 Samuelit 16:7.

Ç’mund të bësh:

Ndonëse nuk mund të lexojmë zemrën, mund të përpiqemi të imitojmë Perëndinë dhe t’i shohim të tjerët me paanshmëri. Mundohu t’i shohësh njerëzit si individë e jo si grup. Nëse dallon se ke ndjenja negative për të tjerët, ndoshta për ata të një race ose kombësie tjetër, lutju Perëndisë dhe kërkoji ndihmë që t’i ç’rrënjosësh këto ndjenja. (Psalmi 139:23, 24) Nëse i kërkon sinqerisht Jehovait forcë që të jesh i paanshëm, ji i sigurt se do ta dëgjojë lutjen tënde dhe do të të ndihmojë.—1 Pjetrit 3:12.

^ par. 6 Jehova është emri i Perëndisë.—Psalmi 83:18.

«Nuk isha ulur kurrë më parë në paqe me një njeri të bardhë. . . . Tani isha pjesë e një vëllazërie të vërtetë ndërkombëtare.»—TITI